Udhëheqjet e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, Kompanisë së Bashkuar të Ndërtimit të Avionëve (OAK), Evidencës së Aviacionit të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit (MAK), Kompanisë “Aeroplanët Civilë të Sukhoi” (GSS) po nisen urgjentisht për në Indonezi, ku gjatë fluturimit demonstrativ humbi aeroplani rus “Superjet-100”, njoftoi Presidenti i GSS Vladimir Prisjazhnjuk.

Sipas fjalëve të tij, deri në momentin e humbjes së komunikimit me avionin nuk pati kurrfarë informacioni në lidhje me ndonjë disfunksionim të sistemeve të tij. Aeroplani ka bërë rreth 500 fluturime, ndërsa koha totale e fluturimit të tij rezulton më shumë se 800 orë. Ai ka kaluar me sukses të gjitha trajnimet e nevojshme.

Komandanti i aeroplanit Aleksandër Jablloncev është shef-piloti i GSS, aviator-kolaudator i klasit të parë. “Ai është një njeri që ka marrë pjesë në projektimin e këtij avioni. Pilot më të mirë se ai ne nuk kemi”, - theksoi Vladimir Prisjazhnjuk.

0Njoftime të reja mbi fatin aeroplanit rus “Superjet-100” tani për tani nuk ka.