0Dita e Fitores marshon nëpër gjithë territorin e pamatë të vendit nga një brez kohor në tjetrin. Stafetën ia dorëzojnë njëra-tjetrës paradat festive në qytetet më të mëdha të Rusisë.

Në Petropavllovsk-Kamçatskij kremtimin e 67-vjetorit të Fitores e filluan me një minutë heshtje. Gjatë 4 viteve të luftës u vranë më shumë se 27 milionë qytetarë. Si gjithmonë në fokus të aktiviteteve festive janë veteranët e Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Më i riu nga ata është tani 85 vjet - thirrja e fundit zyrtare nën armë në Bashkimin Sovjetik u shpall në vjeshtë të vitit 1944. Atëhere në front u nisën djemtë, të cilët patën lindur në vitin 1927.

Në Smolensk, qytetin i cili u ndodh në epiqendër të goditjes kryesore të trupave gjermane, në festimin e Ditës së Fitores morrën pjesë jo vetëm banorët e qytetit, por edhe kursantët e studentët e Akademisë Ushtarake. Ata debutuan para veteranëve me poezi dhe këngë të luftës. 9 Maji është një ditë e shënuar, e veçantë jo vetëm në Rusi, por dhe në të gjitha vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS), tregon kursanti nga Kirgistani Azat Rahmatov:

- 9 Maji, për mendimin tim, është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet. Tek ne kremtohet me solemnitet Dita e Fitores, këndohen këngë ruse.

Dita e Fitores është edhe një arsye më shumë që t’i gëzohemi fundit të luftës, që të kujtojmë viktimat dhe atë që ndodhi si dhe të mendojmë se si të sigurohemi që kjo mënxyrë të mos përsëritet më kurrë, shprehet Vera Palmanova nga fshati Priargunsk i zonës së Trans-Bajkalit, e cila në vitet e luftës u ngujua në një kamp përqendrimi.

- Jetoni në paqe dhe ruajeni si sytë e ballit atë me qëllim që të mos njihni asnjëherë fjalën luftë, fjalën kamp përqendrimi. Në to kanë gjetur vdekjen shumë fëmijë. Por fati më ndihu mua që të mbijetoja.

0Festohet Dita e Fitores sot edhe përtej kufijve të vendit. Ia vlen të vihen në dukje paradat e veteranëve që u zhvilluan në qytetet izraelite Jerusalem, Tel Aviv dhe Hajfa. Në Izrael jetojnë rreth 10 mijë pjesëmarës të Luftës së Dytë Botërore, midis të cilëve edhe të burgosur të kampeve të përqendrimit. Do të nderojnë sot luftëtarët sovjetikë edhe në shumë qytete evropiane. Në Britaninë e Madhe do të mbahen takime me veteranët, leksione dhe do të zhvillohen koncerte. Në Poloni aktivitetet festive filluan që një ditë më parë, kurse sot veteranët polakë u ftuan nga Ambasada e Rusisë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule në memorialet e ushtarëve sovjetikë të rënë për lirinë e Polonisë.

Anastasia Pershkina