0Car-Topi (Царь-пушка), Car-Kambana (Царь-колокол), Sheshi Katedral (Соборная площадь), Kambanorja e Ivanit të Madh (Колокольня Ивана Великого) - më parë të gjitha këto monumente interesante kulturore e historike të Kremlinit të Moskës Sonja e vogël i kishte parë vetëm nëpër libra apo në televizor. Ndërsa tani arriti t’i shohë me sytë e vet. Për të, nënën dhe babain e saj organizuan një ekskursion të veçantë dhe më pas në Pallatin e Madh të Kremlinit ata i priti Presidenti Vladimir Putin. Rreth tryezës, ku për mysafirët u servirën çaj dhe ëmbëlsira, ai e pyeti Sonjën për përshtypjet e saj nga ekskursioni dhe u interesua për shëndetin.


0Vladimir Putin dhe Sonja Pjatnica u njohën verën e kaluar gjatë përurimit të Qendrës së Specializuar të Onkologjisë Pediatrike në Moskë. Sonja tashmë ka 4 vjet që po lufton me një sëmundje të tmerrshme - kancerin. Vladimir Putin ishte kurator i ndërtimit të klinikës për fëmijë me emër të Dima Rogaçov, kështu quhej djali 12-vjeçar i sëmurë me leuçemi, pas takimit me të cilin Vladimir Putin vendosi të ndërtojë këtë Qendër Onkologjike. Që atëherë vajza e vogël shprehu dëshirën për të vizituar Kremlinin. Kur në shkurt të vitit 2012 Vladimir Putin vizitoi sërisht Qendrën Onkologjike, Sonja i rikujtoi atij ëndrrën e saj:


0- Vladimir Vladimiroviç!


0- Po, vogëlushja ime e shtrenjtë.


0- Ju më premtuat vitin e kaluar të më çonit në Kremlin. Por deri tani unë nuk e kam parë atë.


0- Mendoj, se nëse gjithçka do të shkojë mbarë e mirë dhe me shëndetin tënd çdo gjë do të jetë në rregull, ndërsa unë jam plotësisht i bindur për këtë, të të ftoj më 9 Maj në Kremlin, kur ne të kremtojmë festën e Fitores së Madhe.


0Vladimir Putin e mbajti premtimin e tij - në Ditën e Fitores së Madhe, më 9 Maj, Sonjës dhe prindërve të saj iu organizua një ekskursion në Kremlin. Edhe vetë vajza e ndjente veten mjaft mirë. Ajo iu nënshtrua një operacioni për transplantimin e palcës së kockës që në vitin 2008. Por trupi i fëmijës nuk e toleron mirë transplantin, kështu që vajza ndodhet nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve të kryeqytetit.Qendra Federale Kërkimore Shkencore Pediatrike e Hematologjisë, Onkologjisë dhe Imunologjisë me emrin e Dima Rogaçev filloi të presë pacientët e parë që në janar të këtij viti. Planifikohet madje që në gjysmën e parë të vitit funksionimi i saj me kapacitet të plotë, kur mund të trajtohen deri në 400 pacientë. Në këtë Qendër çdo gjë është bërë në mënyrë të tillë, që pacientët e rinj ta ndjejnë veten sa më komfortë: janë krijuar dhoma për të luajtuar, janë vendosur video-sisteme për të parë filma vizatimorë. Prindërit mund të qëndrojnë me fëmijët e tyre jo vetëm në dhomat e të sëmurit, por edhe në repartin e tarapisë intensive. Përveç kësaj, në apartamente të veçanta është organizuar strehimi i prindërve me fëmijët që kalojnë kursin e trajtimit mjekësor.

Natalia Kovalenko