Përdoruesi i Twitter aremookephy, në profilin e të cilit figuron emri Kristina Kurzhukova, konfirmon se ndodhet në bordin e avionit të humbur në Indonezi dhe se me të gjithçka është në rregull, përveç problemeve të vogla me komunikimin.

“Miqtë e mi, gjithçka është në rregull me “Superjet-100”, unë vetë jam në bordin e tij. Thonë se thjesht ka probleme me komunikimin”, - shkruan aremookephy.

“Të gjithë janë pak të frikësuar, por shoqëruesit e fluturimit kujdesen në mënyrë profesionale për të gjithë, i qetësojnë pasagjerët në bord”, - shtoi ajo.

Ndërkaq mesazhi i vajzës ka shkaktuar dyshime te përdoruesit e tjerë të Twitter.

0Kristina Kurzhukova figuron me të vërtetë në listën e pasagjerëve të aeroplanit që humbi nga ekranët e radarëve. Sipas informacionit zytar, ajo zë postin e menaxheres për kontratat në kompaninë “Sukhoi”.