Kërkimi i aeroplanit rus “Superjet-100”, i cili u zhduk pa lënë gjurmë në Indonezi, vështirësohet së tepërmi nga errësira dhe shiu i rrëmbyer, njoftojnë mediat lokale.

Në kërkim të avionit “Superjet-100” u nisën disa makina. Helikopteri nuk mund të vihet në përdorim për këtë qëllim shkak të errësirës. “Ne po vazhdojmë kërkimin, por nuk jemi të bindur se aeroplani është rrëzuar megjithatë”, - vuri në dukje përfaqësuesi i  autoriteteve të aeronautikës të Indonezisë.

Në Indonezi u formua një shtab krize, në punën e të cilit janë përfshirë përfaqësues të ambasadës ruse dhe kompanisë “Aeroplanët Civilë të Sukhoi” - projektueses së avionit “Superjet-100”.

Sipas informacionit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë të Rusisë, “Superjet-100” u verifikua imtësisht nga ana teknike para nisjes së fluturimit.