Aeroplani rus “Superjet-100”, i cili u zhduk nga ekranët e radarëve pas fluturimit demonstrativ në Xhakartë, jo shumë kohë para humbjes së komunikimit me të kërkoi nga dispeçerët leje për uljen e  lartësisë, njoftoi zëdhënësi i Shërbimit të Aviacionit për monitorimin e hapësirës ajrore të Indonezisë.

Aeroplani kërkoi leje për uljen e lartësisë dhe pasi e mori atë filloi të kthehet dhjathtas dhe të ulet. Në atë vend ndodhet një mal. Më tej aeroplani u zhduk nga ekranët e radarëve dhe pas kësaj humbi krejtësisht komunikimi me të.

Aeroplani nuk u kthye në kohën e duhur në aerodrom pas fluturimit demonstrativ. Deri në atë kohë ai duhej ta kishte konsumuar gjithë karburantin.

Aeroplani “Superjet-100” pilotohej nga një ekuipazh rus. Në bordin e tij ndodheshin përfaqësues të kompanive ajrore indoneziane si dhe qytetarë të vendeve të tjera.

0Avioni rus SSJ-100 mbërriti në Xhakartë më 9 maj në kuadër të turneut të vet demonstrativ nëpër gjatë shtete të Azisë.