0Iniciativa e kësaj veprimtarie i përket studentëve rusë. Në vitin 2005 ata vendosën të tërheqin vemendjen e opinionit publik ndaj historisë së Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Vullnetarët filluan të shpërndajnë në rrugë shiritat simbolikë me vija zi e portokalli. Një surprizë e këndshme për organizatorët e këtij aksionit u bë jehona që gjeti ai tek miliona njerëz jo vetëm në Rusi, por edhe jashtë vendit. Nëse shiritat në Rusi u shpërndanë direkt në rrugë, jashtë kufijve të shtetit marrja e tyre nuk ishte aspak e lehtë fillimisht, tregon Kryetari i "Komunitetit studentor" Vasili Ovçinnikov.


0- Katër vjet më parë shoqata e të rinjve rusisht-folës në SHBA, sapo mësoi për këtë aktivitet, filloi ta zhvillojë edhe vetë atë. Të rinjtë thjesht prenë një pëlhurë të bardhë në shirita të hollë, i ngjyrosën ato me vija zi e portokalli dhe i lidhën kudo.


0Radiokompania "Zëri i Rusisë" është përfshirë në veprimtarinë "Shiriti i Shën Gjergjit" tashmë që prej 6 vjetësh. Mijëra njerëz në vende të ndryshme të botës kanë marrë dhuratë nga ne shiritat zi e portokalli, thotë Koordinatorja e këtij projekti ndërkombëtar nga "Zëri i Rusisë" Sofia Berezhkova.

- Shumë nga dëgjuesit tanë kanë dërguar letra, në të cilat shprehin mirënjohjen e vet dhe ndajnë me ne kujtimet e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Këtë vit shiritat e Shën Gjergjit ne ua dërguam shoqatave të bashkatdhetarëve, klubeve të miqve të Rusisë, gjithë dëgjuesve tanë, të cilët na janë drejtuar me këtë kërkesë. Shiritat tashmë i kanë marrë në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Poloni, Bullgari, në disa vende të Amerikës Latine.

0Miliona pjesëmarrës të lëvizjes jetojnë në të gjithë kontinentet e planetit. Gjatë ditëve të festave ata e vendosin shiritin e Shën Gjergjit në thiletë e xhaketave, në veshje të tjera të ndryshme, e lidhin në rripat e çantave, kyçet e duarve, në antenat e makinave. Motoja e aksionit është "Unë mbaj mend! Unë krenohem!".

Mihaill Aristov