0Fjalët e adresuara të rinjve “Ta hani me dhëmbë granitin e shkencës” («Грызите гранит науки») për herë të parë i ka artikuluar në vitin 1922 njëri nga drejtuesit e Revolucionit Socialist të Tetorit Lev Trockij. Gjatë 90 viteve të fundit ajo u shndërrua në shprehje frazeologjike. Po a është i mundur vallë përdorimi i mineraleve në ushqim? Graniti jo, ndërsa mineralet e tjera të dobishme rezulton se po. Ekspozita e re në Muzeumin Gjeologjik të Uralit hapet me mineralin Halit ose ndryshe klorid i natriumit. Ai përdoret në prodhimin e kripës së gjellës, që sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, nga njeriu konsumohet në sasinë 6-8 kg në vit.

Disa minerale ne i përdorim në ushqime pa e ditur këtë gjë. Në kohët e moçme tregtarët i përzienin produktet thërrmijëzore, për shembull, miellin, me minerale të buta si talku dhe bariti. Sot në punishtet e ëmbëlsirave talku përdoret për t’iu hedhur përsipër bomboneve që ato të mos ngjiten. Në përgjithësi, shumë minerale kanë vlera utilitare, shprehet bashkëpunëtori i Muzeumit Gjeologjik të Uralit Sergei Zajakin:

- Një nga vendet qendrore në ekspozitë zenë mineralet dhe shtresat minerare, të cilat janë të afta të filtrojnë dhe pastrojnë ujin, gjë kjo që është shumë aktuale në kushtet e jetës moderne. Ekziston edhe një mineral i tillë si Cialiti, struktura mikroporike e të cilit mund asorbojë në vetvete papastërti të ndryshme. Edhe një mineral tjetër - Kremeniumi i zi, i cili sipas besimeve të vjetra, pastron ujin nga substancat e dëmshme. Në kohët e lashtësisë atë e hidhnin në amforën me ujë, duke arritur në këtë mënyrë pastrimin e tij për përdorim të mëtejshëm në bërjen e kastravecave turshi dhe lakrës arme, me qëllim që ato të ruheshin sa më gjatë.

- Uji, vijon më tej Sergei Zajakin, i cili pastrohet me një copë Kremeniumi të zi dhe që ka një ngjyrë po të tillë për shkak të pranisë së përzjerjeve të substancave organike, nuk prishet për një kohë të gjatë. Në ekspozitë është paraqitur edhe një kristal i madh sulfat bakri në ngjyrë blu të errët. Vetitë e tij shëruese njerëzit i kanë njohur prej kohësh. Në Indinë e Vjetër me të shëronin sëmundjet e lëkurës dhe të syve. Mjekësia greke e përdorte sulfatin e bakrit për të kuruar shurdhimin dhe inflamacionin e bajameve. Që në kohët e vjetra besohej se me ndihmën e tij mund të kurohej plotësisht nervi shiatik, poliartriti, shëmbja dhe thyerja e indeve kockore, epilepsia dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Interes të veçantë tek vizitorët ngjallin eksponatet paleontologjike - belemnitet. Këto janë skelete të fosilizuara të molusqeve headfoot, që nga pamja e jashtme ngjasonin me kallamarin. Ato jetonin në detet e ngrohta dhe të cekëta në periudhat nga Jurrasic - Kretak. Ekzemplarët e paraqitur në ekspozitë kanë një moshë nga 70 deri në 150 milionë vjet. Në Rusinë e Vjetër këto fosile janë quajtur “gishtat e Djallit”. Mjekësia popullore e përdor belemnitin pluhur si preparat për mbylljen e plagëve. Me të gjithmonë kanë kuruar tuberkulozin (TBC), ndërsa në fund të shekullit XIX Robert Koh vërtetoi eksperimentalisht se ky preparat vë përfund me të vërtetë bacilin e tuberkulozit.

Duke treguar për mineralet e shumta të ngrënshme dhe kuruese, të paraqitura në ekspozitë, bashkëpunëtorët e Muzeumit Gjeologjik të Uraleve nuk lodhen së rikujtuari vizitorëve mbi rrezikshmërinë e përdorimit të tyre pa konsultim paraprak me mjekun.

Maria Domnickaja