Bataret e topave të kryqëzorit “Belfast” dhe hapja e Urës së famshme Tower në Londër për nder të veteranëve do të bëhen kulminacion i festimit të Ditës së Fitores në Britaninë e Madhe.

Më 9 maj në Londër do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorave me lule tek monumeti i luftëtarëve sovjetikë, të rënë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Siç pritet, në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe Aleksandër Jakovenko.

Pas kësaj në bordin e kryqëzorit “Belfast” veteranët rusë dhe britanikë, bashkëpunëtorët e misionit diplomatik rus dhe persona zyrtarë të Britanisë së Madhe do të nderojnë me një minutë heshtje kujtimin e të rënëve gjatë viteve të Luftës.

Orkestra Filarmonike Mbretërore e Britanisë do të ekzekutojë Uverturën “Viti 1812” të Pjotër Çajkovskit nën shoqërimin e kanonadës së topave të kryqëzorit “Belfast”.

0Kryqëzori “Belfast” është pjesëmarrës i Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1971 ai u ankorua në qendër të Londrës.