Automobilat pa shofer mund të bëhen së shpejti një realitet në rrugët e shtetit Nevada, i cili i pari në Amerikë ka lëshuar licencën për përdorimin e një automjeti të tillë.

“Automobili i parë autonom” në rrugët e këtij shteti u bë hibridi “Tayota Prius”, i cili është modifikuar nga kompania Google. Qarkullimi i këtij mjeti unikal të transportit nëpër rrugët e Las Vegas-it demonstroi qartë se ai është po aq i sigurt sa dhe makina me shofer.

0Automobili, i cili drejtohet nga një program mjaft i komplikuar kompjuterik me përdorimin e sensorëve të ndryshëm, radiolokatorëve (radar) dhe video-kamerave, ka marrë një targë të veçantë në ngjyrë të kuqe, që e dallon atë nga automjetet e tjera.