Ambasadori i Rusisë në Japoni Eugjeni Afanasiev dhe kryetarët e misioneve diplomatike të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS) me rastin e Ditës së Fitores vendosën kurora me lule në varrin e zbuluesit legjendar Richard Sorge, i cili dha një kontribut të paçmuar në arritjen e fitores nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore).

Ceremonia solemne u mbajt në Varrezat Tama në periferi të Tokios, ku ka gjetur prehje të përjetshme komunisti gjerman Richard Sorge. Me urdhër të Zbulimit ushtarak sovjetik ai mbërriti në Japoni në vitin 1933 dhe krijoi atje një rrjet efektiv agjenturor për mbledhjen e informacionit. Sorge ishte ndër agjentët e parë që njoftoi mbi datën e përgatitjes së sulmit të Gjermanisë hitleriane mbi Bashkimin Sovjetik. Richard Sorge u arrestua nga kundërzbulimi japonez më 18 tetor të vitit 1941 dhe më pas u ekzekutua.

Në vitin 1964 zbuluesi Sorge u nderua pas vdekjes titullin e lartë “Hero i Bashkimit Sovjetik”.