Në jug të Filipineve, në qytetin Butuan, sot gjatë shpërthimit të një zjarri gjetën vdekjen 16 persona. Brigadave të zjarrfikësve iu deshën plot 5 orë për të lokalizuar zjarrin në një dyqan 3-katësh veshjesh.

Në këtë natë në dyqan ndodheshin më shumë se 20 veta. Siç vënë në dukje policët, numri i viktimave mund të rritet.

0Sipas dëshmive të 3 punonjësve të mbijetuar të dyqanit, i gjithë stafi po flinte kur shpërtheu zjarri. Administrata e dyqaneve filipinase u lejon vartësve të vet të flejnë në vendin e punës. Aktualisht po hetohen rrethanat e tragjedisë.