BE-ja kremton sot Ditën e Evropës. “Projekti, i cili filloi me gjashtë vende, dhe që tani bashkon 27 shtete, ndërsa së shpejti ato do të bëhen 28, është një projekt grandioz i Evropës i fokusuar rreth vlerave të paqes, lirisë dhe solidaritetit”, - deklaroi në prag Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Barroso.

0Kësaj feste i përkushtohet iniciativa e parë civile e BE-së, të cilën Komisioni Evropian do ta regjistrojë të mërkurën, “Vëllazërimi 2020 - Lëvizshmëria, Progresi. Evropa”. Në kuadër të aktiviteteve kushtuar Ditës së Evropës Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy do t’i përgjigjet sot në programin special të TV “EuroNews” pyetjeve të evropianëve.