Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të niset sot me një vizitë zyrtare në Kinë. Ai do të takohet me homologun e vet kinez Yang Jiechi dhe Zëvendës-kryetarin e Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping. Në kuadër të vizitës Lavrov do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH).

0Në MPJ të Rusisë njoftuan se një nga qëllimet e vizitës së Sergei Lavrov është përgatitja e vizitës së ardhshme shtetërore të Presidentit Vladimir Putin në Republikën Popullore të Kinës. Sergei Lavrov dhe  Yang Jiechi kanë ndërmend të diskutojnë situatën në rajonet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, duke përfshirë edhe atë në Siri, si dhe çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit dhe situatën e krijuar në Gadishullin Korean.