Në SHBA, sipas rezultateve të sondazhit, Barack Obama parakalon kandidatin e Partisë Republikane Mitt Romney me 7% të votave.

Ekspertët vënë në dukje, se rezultati i kënaqshëm i Presidentit aktual amerikan shpjegohet me përmirësimin gradual të ekonomisë së SHBA dhe rritjen e mbështetjes së Barack Obama nga ana e votuesve të pavarur, atyre që nuk i përkasin as kampit të demokratëve dhe as kampit të republikanëve.

Sipas të dhënave të sondazhit, 49% e zgjedhësve të regjistruar mbështesin Obama-n, ndërsa Romney, i cili korri fitoren e radhës në zgjedhjet paraprake në shtetet North Carolina, Indiana dhe West Virginia - 42%.

0Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 6 nëntor të këtij viti.