Në Rusi sot kremtohet 67 vjetori i Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Popujt e Bashkimit Sovjetik e paguan këtë fitore me një çmim shumë të lartë - rreth 27 milionë të vrarë.

Aktivitete përkujtimore dhe ceremoni solemne me këtë rast po zhvillohen në të gjitha rajonet e Rusisë. Të parët filluan ta kremtojnë festën banorët e Lindjes së Largët të Rusisë dhe Siberisë. Në kryeqytet do të mbahet Parada e Fitores, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 14 mijë ushtarakë. Për herë të parë në Sheshin e Kuq do të parakalojnë automjetet e blinduara “Rris” (“Рысь”) - ato do të shoqërohen nga sistemet e lëshimit të komplekseve strategjike raketore “Topol-M” («Тополь-М»).

0Moska e feston Ditën e Fitores sipas traditës me shumë solemnitete - do të zhvillohen 230 aktivitete festive, në të cilat do të marrin pjesë rreth 8 milionë veta. Do të përfundojë kremtimi solemn në mbëmje me fishekzjarre festive.