Ngrënia e ushqimit për kënaqësi eksiton disa qendra të materies gri të trurit, të përfshirë normalisht me motivim dhe shpërblim, gjë kjo që mund të stimulojë mbingrënien dhe të çojë, si rrjedhojë, në dhjamosje, dëshmojnë të dhënat e studimit të shkencëtarëve italianë të publikuara në numrin e fundit të revistës “The Endocrine Society’s Journal of Clinical Endocrinology & Metabilism (JCEM).

“Uria hedonike” karakterizohet nga dëshira për të ngrënë për qejf, për tu kënaqur me shijimin e ushqimit dhe jo për të përmbushur në një masë të madhe nevojat energjetike të trupit”, - thotë drejtuesi i studimit të sipërpërmendur.

0Sipas mendimit të tij, të kuptuarit e mekanizmave fiziologjikë të kësaj sjelljeje të ushqyerit mund të hedhë dritë mbi misterin e epidemisë së dhjamosjes në botë.