0Presidenti Vladimir Putin ua paraqiti personalisht deputetëve kandidaturën e Medvedievit për miratim në postin e Kryeministrit të vendit:

- Ju e dini fort mirë se ky vendim është marrë nga unë që prej kohësh. Unë kam deklaruar për këtë hapur, me kohë, që para zgjedhjeve të deputetëve në Dumën Shtetërore si dhe para zgjedhjeve presidenciale. Kështu që edhe pozita ime, edhe pozita e Medvedievit u formuluan para shoqërisë shumë kohë më parë.

Putin e karakterizoi Dimitri Medvedievin si “politikan me përvojë” që synon shndërrimet dhe zhvillimin në vend, si njeri që e do me gjithë shpirt, sinqerisht Atdheun e vet”. Presidenti kujtoi, se pikërisht me iniciativën e Medvedievit “në dialogun me shoqërinë civile u iniciuan reformat e mëdha, jashtëzakonisht të rëndësishme, të drejtuara për rritjen e efikasitetit të aparatit shtetëror, konstruktimin e sistemit të drejtë të ruajtjes së rendit dhe sistemit gjyqësor, të të aftë që të mbrojë njeriun, të vërtetën dhe drejtësinë”.

Medvediev, i cili mori fjalën pas tij, konfirmoi se shndërrimet e filluara ai ka ndërmend t’i vazhdojnë edhe në vendin e ri të punës.

- Do të doja të theksoja menjëherë: se gjithçka që duhet dhe do të bëhet nga qeveria do të jetë vazhdim i strategjisë sime për modernizim, e cila tashmë filloi dhe po zbatohet aktualisht në vendin tonë. Të gjitha ato që u deklaruan në vitet e mëparshme duhet të sillen deri në një përfundim të suksesshëm.

Kandidati për kryeministër siguroi se do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet me qëllim të ruajtjes së dinamikës pozitive në fushat kryesore të zhvillimit social dhe ekonomik. Medvediev konfirmoi sërish vazhdimësinë e kursit të autoriteteve pushtetore ruse.

- Në fakt, detyrat e zhvillimit të vendit në tërësi u parashtruan në shtatë artikujt e Vladimir Putinit, gjatë kohës së kandidimit të tij për president. Në bazë të Kushtetutës tek ne në vend është pikërisht presidenti ai që përcakton drejtimet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme. Prandaj është krejtësisht evidente se qeveria e kryesuar nga Dimitri Medvediev do të implementojë këtë program. Në të është parashtruar mjaft qartë hierarkia e objektivave, e cila mund të përcaktohet me një devizë të përgjithshme - modernizimi i gjithmbarshëm, i plotë i vendit.

0Ritmet e ngadalta të modernizimit u bënë arsyeja kryesore e vendimit të marrë nga Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) për të mos mbështetur kandidaturën e Dimitri Medvedievit. Për këtë deklaroi Lideri i komunistëve Gennadi Zyuganov. Kundër kandidaturës së Medvedievit votuan edhe deputetët e fraksionit të Partisë “Rusia e Drejtë” të kryesuar nga Sergei Mironov. Megjithatë, sipas mendimit të ekspertëve, kjo nuk do të thotë aspak se në Rusi po vjen duke u pjekur kriza politike. Dimitri Medvediev është njeri i aftë për të zhvilluar një dialog të ekuilibruar me të gjitha forcat politike dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me to.

Natalia Kovalenko