Duma Shtetërore e Federatës Ruse të martën, më 8 maj, me shumicë votash miratoi kandidaturën e ish-Presidentit për në postin e Kryeministrit të Rusisë.

“Pro” kandidaturës së Dimitri Medvedievit votuan fraksioni i Partisë “Rusia e Bashkuar” dhe fraksioni i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR), kurse komunistët dhe fraksioni i Partisë “Rusia e Drejtë” në mënyrë të konsoliduar - “kundër”.

Në këtë mënyrë, për kandidaturën e ish-Presidentit u dhanë 299 vota, kundër saj votuan 144 deputetë.

0Për miratimin e Dimitri Medvedievit në postin e Kryeministrit rus ishte e nevojshme thjesht shumica e votave.