Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, gjatë paraqitjes për miratim në Dumën Shtetëore të kandidaturës së Dimitri Medvedievit në postin e kryeministrit, vuri në dukje se ky vendim është shpallur prej tij që më parë dhe se nuk mund të quhet kurrsesi lojë politike.

0“Unë jam i bindur se Dimitri Medvediev do të jetë i hapur për bashkëpunim konstruktiv me të gjitha partitë dhe lëvizjet shoqërore, me parlamentin e vendit dhe me fraksionet parlamentare”, - tha Vladimir Putin.