Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin mbërriti në Dumën Shtetërore, ku do të shqyrtohet çështja e miratimit të kandidaturës së Dimitri Medvedievit në postin e kryetarit të qeverisë.

Kandidatura e Dimitri Medvedievit për në postin e Kryeministrit në prag u paraqit në Dumën Shtetërore të Rusisë nga Presidenti Vladimir Putin.

0Në këto minuta në Dumën Shtetërore po fillon mbledhja plenare, në të cilën Putin do të prezantojë personalisht kandidaturën e Dimitri Medvedievit në postin e kryetarit të qeverisë. Më pas me deklaratën mbi vizionin e vet përkatësisht prioriteteve të qeverisë para deputetëve do të dalë Dimitri Medvediev. Ai do t’i përgjigjet dy pyetjeve të çdo fraksioni dhe pas kësaj fjala do t’i jepet përfaqësuesve të vetë fraksioneve. Më tej do të pasojë votimi.