Interpoli lëshoi urdhër-arrestin për Zëvendëspresidentin e Irakut Tareq al-Hashimi, i cili dyshohet për përfshirje në aktivitetin e rrjetit terrorist në atdheun e vet. Kjo është bërë me kërkesën e autoriteteve irakiane.

Qeveria shiite e Irakut e kryesuar nga Nuri al-Maliki e akuzon sunitin Tareq al-Hashimi për krijimin e "skuadroneve të vdekjes" dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë. Kundër atij vetë dhe 73 ndihmësve të tij janë paraqitur 300 akuza. Vetë Tareq Al-Hashimi mendon se ato janë të motivuara politikisht. Sipas mendimit të tij, Kryeministri i Irakut, duke e akuzuar atë pa prova për përfshirje në terrorizëm, po përpiqet të diskreditojë politikanët sunitë të Irakut dhe të përqendrojë gjithë pushtetin në duart e veta.

0Aktualisht Al-Hashimi fshihet në Turqi.