Në stërvitjet ndërkombëtare të Flotës së Balltikut (FB) dhe Forcave Ushtarake Detare të Danimarkës "Baltic-Sarex-2012" nga Flota Ushtarake Detare e Rusisë do të marrë pjesë rimorkiatori i shpëtimit të FB, i cili mbërriti tashmë në vendin e manovrave.

Nga 8-12 maj në Detin Balltik, në kushte maksimalisht të ngjashme me ato të një situate të vërtetë emergjente, do të zhvillohen stërvitjet për kërkimin dhe shpëtimin e ekuipazhit të një nëndetëseje të mbytur konvencionale.

Gjatë stërvitjeve planifikohet të përpunohet në praktikë nxjerrja e anëtarëve të ekuipazhit nga kompartimentet (ndarjet) e nëndetëses të gjendur në situatë emergjente. Do të zhvillohen gjithashtu stërvitjet për kërkimin e njerëzve që ndodhen në ujë me mjete individuale apo kolektive shpëtimi si dhe marrja e tyre në bordin e anijeve.