Provokim të radhës i konsideron Agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA stërvitjet ushtarake që filluan ditën e hënën të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA dhe Koresë së Jugut "Max Thunder", të cilat do të vazhdojnë deri më 18 maj. Në to marrin pjesë 60 avionë ushtarakë koreanojugorë dhe amerikanë, duke përfshirë edhe avionin amerikan cisternë KC-135 "Stratotanker", vë në dukje KCNA.

0"Manovrat e filluara kanë si qëllim të demonstrojnë potencialin tonë të përbashkët luftarak me SHBA, i cili do të përdoret për dhënien e goditjes së kundërpërgjigjes në rast të ndonjë situate emergjente në Gadishullin Korean" - theksoi përfaqësuesi i Forcave Ushtarake Ajrore të Koresë së Jugut.