Liderët e fraksioneve të Partisë Komuniste dhe Partisë "Rusia e Drejtë" («Справедливая Россия») në Dumën Shtetërore deklaruan se nuk do ta mbështesin kandidaturën e ish-Presidentit Dimitri Medvediev në postin e kryetarit të qeverisë së Rusisë.

Udhëheqësi i komunistëve Gennadi Zyuganov shpjegoi se partia e tij nuk mund të mbështesë Dimitri Medvediev, duke pasur parasysh drejtimin e politikës së ish-presidentit.

Lideri i fraksionit "Rusia e Drejtë" Sergei Mironov gjithashtu u bëri thirrje kolegëve të vet të votojnë në mënyrë "të konsoliduar", në mbledhjen plenare të Dumës Shtetërore ditën e martë, kundër kandidaturës së Dimitri Medvediev. Por në të njëjtën kohë, Mironov deklaroi se ky nuk është vendimi përfundimtar i partisë së tij.

0Për miratimin e kandidaturës së Kryeministrit nevojitet thjesht shumica e votave të deputetëve. Para mbledhjes së Dhomës së Ulët të parlamentit kandidati, si rregull, zhvillon konsultime me fraksionet e Dumës Shtetërore.