Aktivistët e opozitës, të cilët u mblodhën pranë monumentit të Heronjve të Plevna-s, pranë stacionit të metrosë “Kitai-Gorod” në qendër të Moskës, nuk janë shpërndarë ende. Në momentet aktuale atje vazhdojnë të mbeten më shumë se 100 veta.

Gjithë natën të mbledhurit e kaluan në shkallët e monumentit, shumë prej tyre përdorën dyshekët portativë me ajër dhe copa kartoni. Ata nuk kanë me vete kurrfarë simbolike të opozitës. Gazetarë pothuajse nuk kanë mbetur më pranë monumentit.

As në mëngjes nuk u vu re shtimi i numrit të njerëzve. Atje erdhën disa deputetë të Dumës Shtetërore, të cilët pas komunikimit me protestuesit u larguan.

0Më parë aktivisti i opozitës dhe blogeri i njohur Aleksei Navalnij, të cilin në prag gjykata e gjobiti me 1000 rubla (rreth 25 euro) për mosbindje ndaj policisë, i bëri thirrje mbështetësve të vet që ta kalojnë natën pranë momumentit.