Midis eksponateve më interesante të armatimeve ruse, të paraqitura në ekspozitën e IX-të ndërkombëtare të forcave të destinacionit të posaçëm “SOFEX-2012”, që u hap të martën në Aman të Jordanisë, janë: pistoleta mitraloz “KEDR”, pushka spajper OSV-96 dhe pistoleta me silenciator PSS. Përveç kësaj, në mesin e risive janë minahedhësi unikal pa zhurmë me peshë gjithsej 13 kilogramë, i cili lejon goditjen në mënyrë maksimalisht të fshehtë e të befasishme të armikut në një largësi deri në 1200 metra. Falë konstruksionit të veçantë të minës gjatë hedhjes së saj nuk ka as tym, sa zhurmë dhe as flakë.

0Në “SOFEX-2012” një pjesë e teknikës ruse do të paraqitet me ndihmën e kompleksit ekspozues interaktiv, i cili filloi të përdoret në ekspozitat  ndërkombëtare që nga viti i kaluar.