Bashkëpunëtorët e CIA-s (Central Intelligence Agency) parandaluan tentativën e mundshme të degës me bazim në Jemen të “Al-Qaeda” në Gadishullin Arabik me përdorimin e bombës së “gjeneratës së re” për hedhjen në erë të aeroplanit që do të nisej për në SHBA.

“Al-Qaeda” kishte ndërmend ta kryente sulmin terrorist në përvjetorin e vrasjes së ish Kreut të vet Osama bin Laden.

0Pajisja e re shpërthyese, sipas të dhënave të Agjencisë, paraqet në vetvete versionin e përsosur të bombës së vendosur nën rroba, të cilën tentoi ta detonojë pa sukses nigeriani Umar Farouk Abdulmutallab në bordin e aeroplanit që po fluturonte sipas itinerarit Amsterdam-Detroit.