Duma Shtetërore po zhvillon sot mbledhjen, në të cilën do të shqyrtohet kandidatura e Dimitri Medvedievit për postin e Kryeministrit.

Në prag, menjëherë pas inaugurimit, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i paraqiti Dumës Shtetërore kandidaturën e Medvedievit për shqyrtim.

Putin do t’ua prezantojë personalisht detutetëve kandidaturën e Dimitri Medvedievit për postin e Kryetarit të Qeverisë.

0Në qoftë se Duma Shtetërore do ta miratojë Medvedievin, ai brenda një jave duhet t’i paraqesë presidentit propozimet e veta në lidhje me strukturën e organeve ekzekutive federale. Kryeministri duhet t’i paraqesë gjithashtu presidentit edhe kandidaturat për postet e zëvendëskryeministrave e ministrave federalë.