Rreth 150 sisteme të destinacionit ushtarak dhe special do të paraqiten nga Rusia në ekspozitën ndërkombëtare “SOFEX-2012” të pajisjeve të specializuara, që pritet të hapet sot në kryeqytetin e Jordanisë - Aman.

Në këtë ekspozitë janë demonstruar pajisje të vëzhgimit gjatë natës, pajisje speciale për helikopterët, që i lejojnë atyre të veprojnë në kushte të vështira të motit, modele të armatimeve për forcat speciale.

0Rusia është pjesëmarrëse e përhershme e ekspozitave të përvitshme “SOFEX”. Stendat e saj janë vendosur në sallën më prestigjioze - në të njëjtin pavijon me të zotërit e shtëpisë së ekspozitës - Ministrinë e Mbrojtjes të Jordanisë.