Në Moskë, në një nga godinat e Universitetit të Miqësisë së Popujve të Rusisë (RUDN) u rrahën keq mes tyre dy studentë nga Shqipëria dhe Palestina, i njoftoi Agjencisë “Interfax” një burim në organet e ruajtjes së rendit. “Kacafytja mes tyre ndodhi në godinën e konviktit të RUDN, si rezultat i së cilës sy studentët morrën trauma”, - i tregoi Agjencisë bashkëbiseduesi.

Ai vuri në dukje, se qytetari i Shqipërisë, student i kursit të parë, u shtrua në spital me plagë depërtuese në gjoks, në bel dhe në kokë, të shkaktuara nga vënia e thikës në përdorim. “Studenti i kursit të dytë, shtetasi i Palestinës përfudoi gjithashtu në spital me trauma të indeve të buta të kokës dhe shpatullës”, - njoftoi burimi. Sipas fjalëve të tij, dy studentët jetonin në një dhomë në konvikt.

0Në bazë të faktit të zënies ka filluar hetimi.