Në Britaninë e Madhe sot u lëshua në ujë jahti Olimpik me një veshje prej më shumë se 1200 fragmentesh të ndryshme prej druri.

Anija me gjatësi 9 metra është zbukuruar me mozaikë pllakëzash të bëra, ndër të tjera, edhe nga kitara e famshme e rock muzikantit legjendar Jimi Hedrix dhe pjesë nga konstruksioni i anijes flamurmbajtëse të flotës angleze të shekullit të XVI “Mary Rose”. Në veshjen e jashtme të jahtit është instaluar edhe një fragment prej druri nga sipërfaqja e pistës së Velodromit të tanishëm olimpik, një shkop policor i epokës viktoriane si dhe sende të tjera prej druri që kanë historinë e tyre të papërsëritshme.

0Në vigjilje të Lojrave Olimpike jahti do të mbërrijë në portin Weymouth në brigjet e Ngushticës së La Manshit, ku do të zhvillohen garat olimpike në sportin e lundrimit me anije me vela.