0Ajo kremtohet gjerësisht më 9 Maj. Qytetarët e shumë vendeve të Evropës nderojnë kujtimin e ndritur të heronjve të Luftës së Dytë Botërore më 8 Maj.

Organizatat e veteranëve të Polonisë i zhvillojnë aktivitetet e veta më 8 Maj. Kurse më 9 Maj veteranët polakë i ftojnë në Ambasadën e Rusisë për pjesëmarrje në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule në përmendoret e ushtarëve sovjetikë të rënë për çlirimin e këtij vendi.

Në Gjermani, natyrisht, kjo ngjarje nuk kremtohet në mënyrë kaq grandioze si në Rusi. Sepse për këtë vend ajo megjithatë ishte disfatë e kapitullim, mendon analisti politik dhe gazetari gjerman Aleksandër Rar:

- Me 9 maj do të vendosen kurora në monumentet e shumtë që u janë ngritur ushtarëve sovjetikë në territorin e vendit. Në ceremonitë përkujtimore do të marrin pjesë përfaqësues të ambasadave dhe institucioneve publike të Rusisë dhe vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP ose CIS), një pjesë e diasporës ruse që jeton në Berlin dhe rrethinat e tij si dhe disa politikanë të krahut “të majtë” në Gjermani, paraardhësit e të cilëve patën marrë pjesë direkt në luftën kundër fashizmit ose kanë qenë të ngujuar në kampet e përqendrimit. Sigurisht, në Ambasadën e Rusisë do të ftohen edhe veteranët sovjetikë, shumë prej të cilëve jetojnë aktualisht në Gjermani.

Në Paris, në Sheshin e gjeneralit Charles De Gaulle, pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur, më 8 Maj Presidenti i Francës merr pjesë në vendosjen e kurorave. Për zhvillimin e ceremonisë rreshtohen njësi të vogla ushtarake nderi. Por parada nuk organizohen, tha analisti politik francez Dmitri de Koshko:

- 8 Maji mbahet mend akoma në Francë. Por në këtë vend më tepër përpiqen të kremtojnë pajtimin me Gjermaninë. Natyrisht, theksohet fitorja mbi nazizmin. Por është për të ardhur keq megjithatë nga vetë fakti, se gjatë viteve të fundit francezët filluan ta lenë në harresë historinë. Shumë prej tyre janë mëse të bindur se fitorja mbi nazizmin është kryesisht rezultat i zbarkimit të amerikanëve dhe anglezëve në Normandi më 6 qershor të vitit 1944. Në mësimet e historisë lënë në harresë rolin vendimtar të Ushtrisë Sovjetike, duke përfshirë edhe betejat e Stalingradit dhe Kurskut. Shpresoj shumë se vitin e ardhshëm, kur të kremtohet përvjetori i Betejës së Stalingradit, ne do t’i kujtojmë opinionit publik francez se çfarë çmimi iu desh të paguajë popullit rus dhe gjithë popujve të tjerë sovjetikë për arritjen e fitores mbi nazizmin.

0Në SHBA një nga aktivitetet e përvitshme më impresionuese zhvillohet më 25 prill. Si në këtë ditë në vitin 1945 trupat e aleatëve në Koalicionit Antihitlerian - Bashkimit Sovjetik dhe SHBA - u takuan në lumin gjerman Elba. Me këtë rast në Uashington, në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington mbahet ceremonia solemne. Tek shenja memoriale vendosen lule të freskëta nga Ambasada e Rusisë e vendeve të tjera si dhe dikasteret amerikane.

Mihaill Aristov