0Grupi i specilistëve rusë nën drejtimin e akademikut të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vladimir Skullaçov sintetizoi një përzierje, e cila ndalon proceset oksidative që shkaktojnë plakjen në qeliza. Parimi i veprimit të SkQ1, kështu quhet molekula, e cila u shpik nga shkencëtarët rusë, bazohet në depërtimin e antioksidantëve në mitokondri - depon energjetike të qelizës.

Në përpunimin e molekulës çudibërëse u përfshinë mbi 40 organizata shkencore si dhe një numër laboratoresh të huaja. Theksi kryesor u vu në përpunimin e modelit kompjuterik të lëvizjes së molekulës  SkQ1 mes për mes membranës qelizore. Kjo është një detyrë shumë e rëndësishme dhe e vështirë, sepse duhet llogaritur pozicioni i miliona atomeve. Kështu që pa një superkompjuter nuk mund t’ia dilet mbanë kësaj pune, thotë akademiku Vladimir Skullaçov:

- Këtu i gjithë marifeti i punës qëndron në faktin se fuqia e superkompjuterave lejon njëkohësisht përcaktimin dhe llogaritjen e koordinatave të atomeve në një sasi deri në një milion atome në të njëjtën kohë. Ju mund të llogarisni se ku janë vendosur ato. Në këtë mënyrë, siç shprehen shkencëtarët, mund të realizohet një eksperiment imagjinar. Domethënë të urdhërohet kompjuteri që të llogarisë se çfarë do të ndodhë nëse substanca jonë do të pozicionohet në mes të këtyre atomeve dhe do të përpiqet të kalojë, për shembull, membranën e qelizës. Kjo gjë me parë ishte absolutisht e paarritshme për shkak se këto janë llogaritje shumë masive (vëllimore). Nëse kjo do të bëhej nga njerëzit, atëhere do të duhej që mijëra vetë të merreshin gjithë jetën vetëm me zgjidhjen e një detyre.

Drejtuesi i këtij projekti, të njohur në mbarë botën si "Jonet e Skullaçovit", vë në dukje se gjatë testimeve te minjtë laboratorikë, molekulat SkQ1 janë të afta të ngadalësojë rreth 40 shenja të plakjes, midis të cilave rënien totale të flokëve, rënien e mustaqeve, osteoporozën e kështu me radhë. Është arritur gjithashtu dyfishimi i jetëgjatësisë së kafshëve eksperimentale.

Formulën e kësaj substance e shpika, si të thuash, nga mendja ime. Dhe prandaj parashikimi i veprimit të saj është tepër i rrezikshëm, - thotë Vladimir Skullaçov. - Eksperimentet e bëra me kafshët duhet të përsëriten me njerëzit. Parashikimi im është mjaft optimist. Parashikimet e bëra më parë, duke u bazuar në të dhënat kompjuterike, gjetën vërtetim në praktikë dhe shpjeguan disa veti të habitshme të substancës sonë.

0Tani biologët janë duke punuar për krijimin e "Joneve të Skullaçovit" në formë tabletash. Puna e tyre duhet të përfundojë në verë dhe më pas do të fillojë testimi te kafshët.

Sergei Mizerkin