0Me iniciativën e krijimit të Frontit Popullor Mbarërus doli më 6 maj të vitit 2011 Kryeministri, ndërsa tani Presidenti i sapozgjedhur i Federatës Ruse Vladimir Putin. Qëllim kryesor u deklarua krijimi i bashkimit shoqëror në bazë të organizatave publike, partive politike dhe qytetarëve që propagandojnë vlera të përbashkëta dhe janë të gatshëm të punojnë së bashku për hir të së ardhmes së vendit.Gjatë vitit të kaluar me Frontin Popullor Mbarërus u bashkuan mbi 1000 organizata mbarëkombëtare dhe organizata shoqërore rajonale të Rusisë.