Në zgjedhjet për Kuvendin Popullor (Parlamentin) në Siri vërehet një pjesëmarrje e lartë e votuesve. Në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha në të gjithë vendin në qendrat e votimit po drejtohet një fluks i qëndrueshëm njerëzish, në disa vende janë krijuar madje radha. Të drejtën e votës në vend e gëzojnë rreth 15 milionë banorë. Më shumë se gjysma e votuesve janë qytetarë nën moshën 30 vjet.

Sipas njoftimeve të autoriteteve, votimi po zhvillohet në atmosferë normale dhe deri tani nuk ka patur kurrëfarë incidentesh serioze.

0Analistët politikë në Damask presin një rifreskim të ndjeshëm të përbërjes së parlamentit. Sipas sondazheve të kryera nga shoqëritë civile, shumica e votuesve preferojnë t’i japin votat për pretendentët të cilët kandidojnë për herë të parë në Kuvendin Popullor.