"Al-Qaeda" postoi në Internet video-mesazhin e pengut amerikan drejtuar Presidentit të SHBA Barack Obama. Sipas të dhënave të organizatës SITE, e cila merret me monitorimin e veprimtarisë së islamistëve radikalë në Web, video u shfaq në rrjet ditën e dielë.

Në video bashkëpunëtori 70-vjeçar i një misioni humanitar Warren Weinstein njofton se atë do ta vrasin nëse presidenti amerikan nuk do të kënaqë kërkesat e islamikëve.

0Warren Weinstein u morr peng në Pakistan në gusht të vitit të kaluar. Menjëherë pas rrëmbimit të tij Lideri i "Al-Qaeda" Ayman al-Zawahiri njoftoi se bashkëpunëtorin e misionit humanitar do ta lirojnë nëse SHBA do të ndërpresin sulmet ajrore në Afganistan, Pakistan, Somali dhe Jemen. Al-Zawahri kërkoi gjithashtu lirimin e gjithë të arrestuarve nën dyshimin për lidhje me organizatën "Al-Qaeda" dhe lëvizjen “Taleban”.