Presidenti i Rusisë Vladimir Putin uroi François Hollande, i cili fitoi në raundin e  dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Shtetit francez dhe i shprehu atij gatishmërinë e vet për bashkëpunim.

0“Për ne janë me të vërtetë shumë të shtrenjta traditat e partneritetit ruso-francez. Dhe unë dëshiroj të riafirmoj gatishmërinë time për një punë të përbashkët aktive së bashku me Ju në focimin e mëtejshëm të tij”, - thuhet në telegramin e urimit të Vladimir Putinit.