Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Armenisë ka përfunduar numërimin paraprak të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kombëtar të Republikës.

0Sipas rezultatit të zgjedhjeve ne parlament do të hyjnë partia në pushtet Partia Republikane e Armenisë, e cila ka marrë 44.05% të votave, partitë që janë pjesë e koalicionit në pushtet Partia “Armenia e begatë" (30,14%) dhe "Orinac Erkir" (5,49%) si dhe partitë e opozitës Federata Revolucionare Armene "Dashnakcutjon" (5,73%), "Trashëgimia" (5,79%) dhe blloku i Kongresit Kombëtar Armen (7.10%).