0“Për ne janë me të vërtetë shumë të shtrenjta traditat e partneritetit ruso-francez. Dhe unë dëshiroj të riafirmoj gatishmërinë time për një punë të përbashkët aktive së bashku me Ju në focimin e mëtejshëm të tij”, - thuhet në telegramin e urimit të Vladimir Putinit.

François Hollande fitoi në zgjedhjet presidenciale në Francë. Sipas njoftimeve të MPB të vendit, për të votuan 51.67% e francezëve, kurse për Presidentin aktual Nicolas Sarkozy - 48.33%. Pas 17 vjetësh të majtët erdhën sërish në pushtet në vend. Presidenti i tanishëm pranoi humbjen dhe vendosi të largohet fare nga politika e madhe.

Hollande fiton me më shumë se 50% të votave dhe bëhet Presidenti i dytë socialist në historinë e Republikës së Pestë pas François Mitterrand. Në fjalimet e tij të para pas fitores ai e quajti veten “president të të rinjve” dhe “president të drejtësisë”. Ndër prioritetet e tij në postin e Kryetarit të shtetit ai përmendi shkollën, arsimin, ruajtjen e modelit social, ripërtëritjen e prodhimit si dhe daljen nga vorbulla e krizës dhe zhvillimin ekonomik të Evropës. Ndër pikat kryesore të programit të tij zgjedhor ishin reduktimi i papunësisë deri në 10% dhe krijimi i 150 mijë vendeve të reja pune. Në situatën e tanishme fjalët e tij për luftën kundër papunësisë u bënë balsam për shpirtin e francezëve. Po ashtu si dhe pikësynimi për t’i “vënë kufirin te thana” të pasurve - pra, për të aplikuar taksën e 75% ndaj atyre personave, të ardhurat vjetore të të cilëve tejkalojnë shumën 1 milion euro.

Fitorjen Hollandet Presidenti aktual i Francës Nicolas Sarkozy e quajti zgjedhje demokratke dhe republikane të francezëve:

- Unë dëshiroj të falenderoj francezët për nderin dhe të drejtën që më dhanë për të qenë President i Francës për 5 vjet. Që nga minuta e parë e deri tek e fundit unë kam bërë gjithçka të mundur për të mbrojtur francezët nga krizat e pashembullta, të papara të këtyre 5 viteve të fundit dhe për atë që Franca të dalë e fortë nga vorbulla e tyre. Unë po largohen nga posti me ndjenjën e admirimit, sepse francezët janë të aftë për të kapërcyer tashmë situatat më të vështira. Unë marr mbi vete përgjegjësinë e plotë për humbjen në zgjedhjet presidenciale. Unë si President aktual, kam qenë për 5 vjet Kryetar Shteti. Dhe kur pëson dështim, njeriu i parë i vendit duhet të dijë të mbajë me dinjitet gjithë përgjegjësinë.

Nga ana e tij François Hollande, në fjalimin e parë që mbajti në statusin e ri, quajti si mision të vetin arritjen e prosperitetit dhe zhvillimit të Evropës.

- Sot, duke marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit tonë, unë shpresoj se Evropa e ka fokusuar vështrimin ne. Dhe jam mëse i bindur, se kur u shpall rezultati i zgjedhjeve, në shumicën e vendeve evropiane morrën frymë me lehtësim duke ushqyer shpresën se ideja e masave shtrënguese dhe kursimit nuk është e përjetshme. Që këtej e tutje misioni im konsiston në zhvillimin e vendeve të reja të punës, arritjen e prosperitetit të ardhshëm të Evropës. Kjo është gjëja e parë që unë do t’i them partnerëve tanë evropianë dhe veçanërisht Gjermanisë, në emër të miqësisë që na lidh ne dhe në emër të përgjegjësisë që na bashkon.

0Ka mbetur fare pak kohë për të mësuar se çfarë rruge do të ndjekë si përfundim Hollande dhe së bashku me të e gjithë Franca. Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të Francës duhet të mbahet deri më 15 maj.

Olga Denisova