Vladimir Putinit, i cili hyri të hënën në detyrën e Presidentit të Federatës Ruse dhe u bë automatikisht Kryekomandant Suprem, iu dorëzua e ashtuquajtura “valixhe bërthamore” - pajisja që ruan kodet për aktivizimin e arsenalit bërthamor të Rusisë.

0“Valixhja bërthamore” e Presidentit të Rusisë është pjesë përbërëse e sistemit të automatizuar të kontrollit mbi forcat strategjike bërthamore të vendit. Ekzistojnë gjithsej 3 pajisje të tilla - një për Kryetarin e Shtetit, një për Ministrin e Mbrojtjes dhe një për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Vetëm pas marrjes së sinjalit të koduar me tre konfirmime sistemi mund të vihet në veprim.