Dimitri Medvediev miratoi një listë udhëzimesh pas përfundimit të takimit me Këshillin e Presidentit për zhvillimin e shoqërisë civile dhe të drejtave të njeriut. Në veçanti, ai udhëzoi përgatitjen e propozimeve për ndryshimin e legjislacionit mbi zhvillimin e tubimeve dhe përgjegjësinë administrative me qëllim forcimin e garancive të respektimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Rusisë.

Propozimet duhet t’i paraqiten atij deri në korrik të vitit 2012.