Policia e Minskut arrestoi një grup egjiptianësh që po ndiqnin rrugën nëpërmjet territorit të vendit për në Evropë me pikësynime ekstremiste.

"Si rezultat i veprimeve operative të kërkimit policia e kryeqytetit bjellorus arrestoi pesë shtetas egjiptianë, të cilët mbërritën në mënyrë të paligjshme në territorin e Bjellorusisë për të vazhduar udhëtimin e mëtejshëm në vendet e BE-së. Gjatë marrjes së tyre në pyetje u bë e qartë se qëllimi kryesor i emigrimit të egjiptianëve ishte pjesëmarrja në lëvizjen ilegale të rezistencës, e cila drejtohet kundër sistemit social-politik të shteteve evropiane ", - njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e MPB e Minskut.