Pas inaugurimit të vet në postin e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin iu drejtua të pranishmëve në ceremoninë e inaugurimit dhe gjithë popullit rus.

0“Vitet e ardhshme do të jenë me rëndësi vendimtare për fatin e Rusisë në dekadat që do të vijnë dhe ne të gjithë duhet të perceptojmë qartë se jeta e brezave të ardhshëm, perspektiva historike e shtetit dhe kombit tonë varet sot pikërisht nga ne, nga këmbëngulja e vendosmëria jonë për ngritjen, sistemimin e hapësirave të pamata ruse nga Balltiku e deri në Oqeanin Paqësor, nga aftësia jonë për tu bërë liderë dhe qendër tërheqëse për të gjithë rajonin e Euroazisë”, - tha Vladimir Putin.