Vladimir Putin mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Rusisë, duke bërë betimin mbi Kushtetutën e vendit.

Pasi vuri dorën e dhjathtë mbi Kushtetutë Putin tha si vijon: “Betohem gjatë ushtrimit të kompetencave të Presidentit të Federatës Ruse të respektoj e të mbroj të drejtat dhe liritë e njeriut e qytetarit, të respektoj dhe të mbroj Kushtetutën e Federatës Ruse, të mbroj sovranitetin e pavarësinë, sigurinë dhe integritetin e shtetit, t’i shërbej besnikërisht popullit”.

Dimitri Medvediev prezantoi Vladimir Putinin dhe i uroi atij suksese në detyrën e  re.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Valeri Zorkin shpalli se Vladimir Putin mori zyrtarisht postin e Presidentit. Pas kësaj orkestra dhe kori ekzekutuan Himnin e Rusisë. Vladimir Putin po pranon urimet nga të pranishmit në sallë.