Pesë parti hyjnë në Asamblenë Kombëtare të Armenisë pas përpunimit të të dhënave të 1690 nga 1982 qendra votimi që janë gjithsej, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës.

Në bazë të të dhënave të grumbulluari deri më 09.00 sipas orës lokale, kryeson Partia qeverisëse Republikane me 44.51% të votave. Ajo pasohet nga partia "Armenia e begatë" me 30.34%. Vendin e tretë e zë Partia Federata Revolucionare Armene "Dashnakcutjun", e cila mori 5.63%. Barrierën 5%-ëshe gjithashtu e kaluan Partia "Trashëgimia" me 5.6% dhe "Orinac Erkir" me 5.43%.

0Kongresi Kombëtar Armen i cili ka marrë 6.89% të votave, tani për tani nuk arrin deri në nivelin e nevojshëm 7% për bllokun.