Sipas rezultateve të zgjedhjeve në Greqi, koalicioni qeverisës i së djathtës centriste "Demokracia e Re" dhe socialistes PASOK humbi shumicën në parlament. Këto parti morën përkatësisht 19% dhe 13% të votave.

Në vend të dytë doli koalicioni i majtë "SYRIZA" me pothuajse 17% të votave. Lideri i "SYRIZA" Alexis Tsipras bëri thirrje për t’i quajtur të pavlefshme detyrimet e Greqisë para BE-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare si dhe shprehu synimin për të krijuar një qeveri të gjerë koalicioni në platformën e majtë.

Udhëheqësi i "Demokracisë së Re" Antonis Samaras gjithashtu e konsideron të nevojshëm rishikimin e marrëveshjes së arritur midis Greqisë dhe Bashkimit Evropian, por insiston gjatë kësaj se vendi duhet të mbetet megjithatë në zonën e euros dhe propozon krijimin e qeverisë së shpëtimit kombëtar.

0Në tregtimet e mëngjesit në bursat aziatike kursi i euros ra, duke arritur nivelin e tij më të ulët në tre muajt e fundit. Analistët ia atribuojnë këtë rënie ardhjes në pushtet të Presidentit socialist në Francë si dhe ndryshimit të qeverisë në Greqi.