Sipas të dhënave të saktësuara të policisë së Moskës, gjatë “Marshimit të milionave” të opozitës ditën e dielë janë arrestuar 436 persona.

"Disa nga të arrestuarit mbahen ende në rajonet e policisë, po shqyrtohet çështja që ka të bëjë me ndjekjen e tyre penale në përputhje me ligjin" - njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më parë, Drejtoria e Përgjithshme e MPB në kryeqytetin rus, njoftoi për rreth 450 të ndaluar, në një kohë kur projekti i pavarur gazetaresk ovdinfo.org e vlerësoi numrin e të mbajturve në rajonet e policisë në 650 njerëz.

Përveç kësaj, sipas të dhënave të policisë, gjatë zhvillimit të "Marshimit të milionave" në përleshjet me aktivistët e opozitës janë lënduar 29 policë dhe ushtarë të trupave të MPB-së.

Burimi i Agjencisë “Interfax” në qarqet mjekësore të Moskës njoftoi se ndihma e mjekëve u është nevojitur 47 aktivistëve të opozitës - pjesëmarrës në protestë.