Në Siri filluan zgjedhjet e para parlamentare demokratike në 40 vitet e fundit, në të cilat nuk është parapërcaktuar fitorja e Partisë në pushtet “Baas”. Në zgjedhjet në fjalë mund të marrin pjesë më shumë 14.7 milionë njerëz. Të drejtën për të votuar e gëzon çdo sirian mbi 18 vjet, përveç policëve dhe ushtarakëve në shërbim.

0Në luftën për vende në Kuvendin Popullor (gjithsej 250) janë përfshirë 9 parti të reja, por opozita konfirmon se të gjitha ato janë të lidhura me elitën e vjetër politike dhe se nuk janë me të vërtetë të pavarura. Për këtë arsye opozita bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.