Siç njofton kompania radiotelevizive serbe B-92 me referim te burimet e saj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi do të dalin Lideri i "Partisë Demokratike" Boris Tadiç dhe Kryetari i "Partisë Progresive Serbe" Tomislav Nikoliç. Diferenca mes tyre është jo më shumë se 2%, kurse distanca e kandidatit më të afërt me ta rezulton rreth 10%.

Po e njëjta situatë vërehet edhe në zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave paraprake demokratët e Boris Tadiç kanë marrë 24.7% të votave, ndërsa "progresistët" e Tomislav Nikoliç - 23.5%.

Në vendin e tretë në zgjedhjet parlamentare renditet koalicioni rreth "Partisë Socialiste të Serbisë" i Ivica Daçiç (14.4%).